SHPËRNDAJE

Në kuadër të planit investiv të vitit gjegjës është duke u realizuar projekti i asfaltimit të rrugës lidhëse mes lagjeve Qos e Lutallarë në fshatin Miratoc.

Përveç infrastrukturës rrugore, në kuadër të projektit është bërë rregullimi i përroit me qëllim të kanalizimit të ujërave atmosferike, që kanë kaluar në këtë rrugë, duke e përmirësuar dhe trasenë e rrugës, ku qytetarët vazhdimisht janë ballafaquar me vështirësi gjatë qarkullimit në këtë segment rrugor.

Tani e tutje banorët e këtyre dy lagjeve do të qarkullojnë në infrastrukturë të kompletuar, në kushte komode.