SHPËRNDAJE

Rruga që të shpie në drejtim tek xhamia e Epërme përkatësisht tek Lagj-ja Sorroj është asfaltuar.

Këtë e ka konfirmuar për portalin preshevacom kryeshefi i drejtoratit për infrastruktur dhe çështje banesore, Xhelal Hasani.Sipas Hasanit fillimisht është kontraktuar traseja kryesore e rrugës me gjatësi prej 270m, ndërsa në ndërkohë janë trajtuar edhe tri rrugicat tjera ndërlidhëse në kryqëzim kryesor që lidhin edhe lagjen e Muhaxhirëve, duke e kompeletuar në këtë mënyrë infrastrukturën rrugore dhe duke e zgjidhur problemin e ujërave atmosferike në atë zonë.

Hasani për portalin presheva com ka deklaruar se përveç asafaltimit të rrugëve në fjalë, në kuadër të këtij projekti është bërë edhe elminimi i një deponie ilegale të mbeturinave që ishte krijuar në shtratin e përroit ,si dhe rregullimi i kanalizimit atmosferik në atë pjesë.

Sipas zyrtarëve komunal përmes këti projekti fshati gjithashtu ka përfituar një hapësirë e cila mund të përdoret për parkimin e automjeteve për nevojat e Xhamisë së fshatit.

Projekti është duke u realizuar në kuadër të Planit investiv./presheva.com/