SHPËRNDAJE

Rruga që të shpie në drejtim tek varrezat në BL-Raincë ka filluar të asfaltohet. Kjo rrugë ka qenë një kërkesë e kahmotshme e banorëve të këti fshati. Zëvendës Kryetari i BL,Isalm Abdulli është prononcuar se kjo rrugë luan një peshë të madhe nga se më herët kjo rrugë ka qenë e pakalueshme.Z.Abdulli ndihet falënderues ndaj pushtetit të tanishëm si dhe nga nga BL-Raincë e cila ka ndikuar dhe ka vuajtur për këtë gjë.

Për ti vëzhguar punimet për së afërmi rreth këti projekti në teren kishte dalur edhe Kryetari i Kuvendit Komunal,njëherit edhe kryetar i partisë së LRPDH-së,Sami Salihu.Sipas z.Salihu rruga që të shpie në drejtim tek varrezat si dhe për banorët e lagjës së Bakanëve ka qenë një kërkesë e kahmotshme nga se kjo rrugë është me një rëndësi jetike për vetë fshatin se lidhet me varrezat,por edhe një lagje të tërë.Me asfaltimin e kësaj rruge ka përfunduar edhe shtrati i lumit të kësaj bashkësie lokale ku është një projekt i përfunduar dhe gjigant është shprehur Sami Salihu.

Ky vitë duke pasur vështërsitë e veta për arsye se është ndërtuar një pushtet i ri z.Salihu ndihet mjaftë i kënaqur me intensitetin të cilin po punohet,dhe deri në fund të vitit do të arrijnë ti përfundojnë të gjitha projektet që kanë kontraktuar në të mirë të infrastrukturës në Komunën e Preshevës.

Kjo rrugë është me gjatësi prej 600 m,dhe gjerësi prej 5 m.Vlenë të theksohet se asfaltimi i kësaj rruge e rrumbullakson projektin e infrastrukturës në fshatin Raincë ka thënë për portalin presheva.com Sami Salihu./presheva.com/