SHPËRNDAJE

Të hënën më 2 shtatorë në të gjitha shkollat në Sërbi fillon viti shkollorë 2019/2019 ky proces do të jetë i ngjajshëm edhe në shkollat shqipe të Luginës së Preshevës. Premtimet nga Ministrja e Arsimit e R.Shqipërisë Besa Shahini dhe Ministri i Arsimit R.Sërbisë Mlladen Sharçeviq në maj të këtij viti, në shkollën fillore “Desanka Maksimoviç” në Bilaç, se ky shtatorë nxënësit shqiptarë do ti gjejë ndryshe nga shtatorët e tjerë mbeti vetëm premtim, ndërsa të hënën nxënësit shqiptarë në të gjitha shkollat shqipe do të vazjdojnë me problemet e vjetra sa i përket teksteve në gjuhën shqipe.

Sipas drejtorit të kësaj shkolle Nazmi Nuhiut, ky problem është evident në të gjitha shkollat në Luginë, ndërsa nga premtimet e dy ministrave në maj të këtij viti po në këtë shkollë deri më tash nuk ka asgjë reale, përveç teksteve edhe premtimi për renovimin e këtij objekti shkollorë që ishte njëri nga premtimet tashmë është shuar, sepse me fillimin e procesit edukativo-arsimorë do të jetë shum e vështirë që të fillojë renovimi.

Në fund të korrikut të këtij viti KNSH nëpërmjet një informate pati deklaruar se do të shqyrtojë mundësin e bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit të Sërbisë, ku njëri ndër shkaqet ishte edhe tekstet mësimore në gjuhën shqipe, por deri më sot nuk është dhënë ndonjë sqarim nëse KNSH do të ketë bashkëpunim apo jo më këtë Ministri, ndërkohë qe shtatori po fillon me të njetat problem. Shqetësues edhe më tej mbetet zvogëlimi i numrit të nxënësve që pason me tepricat teknologjike të mësimdhënsve.

Ky problem i ka përcjedhur edhe këtë shtatorë dy shkollat fillore me mësim në gjuhën shqipe në komunën e Bujaocit. Shkolla fillore “Desanka Maksimoviq në Bilaç në kuadër të sëcilës funksionon edhe paralelja e ndarë në fshati Samolicë, këtë shtatorë do të fillojë me 12 nxënës më pak në krahasim me vitin e kaluar.

Drejtori i këtij institucioni arsimorë Nazmi Nuhiu i ka thënë presheva.com se “të gjitha parapërgaditjet për fillimin e procesit edukativo arsimorë janë kryer por qëysh në fillim janë paraqitur problemet me tepricën teknologjike të mësimdhënësve që vie si pasojë e zvogëlimit të numrit të nxënësve. Shkolla fillore “Desanka Maksimoviç” në Bilaç me paralelen e ndarë në Samolicë ka gjithsej 243 nxënës prej tyre pes nxënës të nacionalitetit serb, këtë vit klasën e parë do ta fillojnë gjithsej 36 nxënës shqiptarë dhe një serb.

Me probleme të ngjajshme pothuajse përballet edhe shkolla fillore “Ali Bektashi” në Nasalcë në kaudër të së cilës janë edhe paralelet e ndara në Letovicë dhe Osllarë. Sipas drejtorit të kësaj shkolle Ali Latifit shtatori i ka gjetur me 7 nxënës më pak në krahasim më vitin e kaluar, ndërsa numri i përgjithshëm i nxënësve është 200.

Klasën e Parë në vitin shkollorë 2019/2020 do ta fillojnë gjithsej 22 nxënës, ndrëkohë që edhe kjo shkollë nuk ka mundur ti shpëtojë tepricës teknologjike, kështu që dy mësimdhënës do të përballen me këtë problem. Eedhe përkundër të gjitha parapërgaditjeve, tekstet mësimore në gjuhën shqipe mbeten një nga sifdat që do të përballen nxënësut shqiptarë.

Drejtori Latifi i ka thënë presheva.com se, kanë patur disa takime me përfaqësuesit e KNSH, por deri më tash veç premtimeve nuk ka asgjë reale./presheva.com/