SHPËRNDAJE

Ashley Graham është e martuar me kinematografin dhe regjisorin Justin Ervin tash e 8 vite, ndërkaq ka një këshillë të mahnitshme se si t’i mbani ndezë shkëndijat e romancës.
“Vetëm bëni seks”, thotë ajo për revistën ‘ELLE’ “Bëni seks tërë kohën. Edhe nëse ndonjëherë përtoni, vetëm bëni seks. Unë kam zbuluar se nëse nuk bëjmë seks, bëhemi nervoz dhe grindemi. Për ne është shumë thjeshtë, vetëm bëjmë seks dhe na u rikthehet disponimi i mirë”.
Vlen të ceket se çifti nuk kishte bërë seks para martesës.
“Diçka çfarë kam bërë për lidhjen tonë është ndërtimi i miqësisë, por gjithashtu ndërtimi i besimit dhe komunikimit”, ka shpjeguar Graham rreth pritjes për seks deri pas martesës. “Normalisht se kemi qenë të joshur seksualisht nga njëri-tjetrit. Kam qenë shumë e brengosur, ‘si do të jetë seksi me të?’, ‘a duhet t’i besoj?’, ‘a është dikush me të cilin dua ta kaloj jetën time?”.
Graham e ka shtjelluar këtë aspekt të lidhjes së tyre edhe në librin e saj, A New Model: What Confidence, Beauty, and Power Really Look Like, duke thënë se para se ta takonte Ervin (ishin takuar duke bërë punëv vullnetare në kishë), ajo nuk kishte qenë e mirë në aspektin e pritjes për seks deri pas martese. “Unë kam bërë seks me gjysmën e Nju Jorkut”, kishte thënë ajo për revistën ‘ELLE’.
Por, pavarësisht vendimeve të tyre, ata vërtet se kanë arritur ta mirëmbajnë një martesë të lumtur. Pavarësisht rrugëve të ndryshme në karrierë, argumenteve e distancës, ata duket se kanë gjetur një mënyrë efektive dhe të thjeshtë për të qëndruar të lumtur