SHPËRNDAJE

Në garën për presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut do të marrin pjesë tre kandidatë që tashmë janë verifikuar edhe nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Stevo Pendarovski nga partitë në pushtet të udhëhequra nga LSDM-ja, Gordana Siljanovska nga VMRO DPMNE-ja dhe Blerim Reka nga opozita shqiptare.

Secili prej tyre pret fitore duke lavdëruar konceptin e tyre si më të mirin të mundshëm.

“Padyshim se kandidatura e Pendrarovskit është zgjedhje për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, për shtet stabil, të sigurt dhe të përparuar, president i cili do ta çojë vendin drejt NATO-së dhe BE-së”, ka deklaruar Aleksandar Kiracovski, drejtues i shtabit zgjedhor të Lidhjes Social Demokrate.

Nga opozita maqedonase thonë se kandidatja e tyre është zgjedhja e vetme për qytetarët për të demaskuar të gjitha paaftësitë e qeverisjes së tanishme dhe vendimet që ka marrë në dëm të shtetit.