SHPËRNDAJE

CarloAncelotti

Asnjë trajner në historinë e futbollit spanjoll nuk ka fitore më shumë në 100 ndeshjet e para sikurse don Carlo.

Në jubileun e tij të 100-të, në fitoren kundër Elche, Ancelotti ka shenuar fitoren e 78-të të tij, duke shenuar kështu rekord, jo vetëm në Real Madrid, po asnjë klub tjetër spanjoll nuk e posedon këtë shifër.

Ancelotti ka thyer kështu rekordin e Mourinhos, portugezi ka pasë një fitore më pak, 77 në 100 ndeshje me Real Madridin.

I treti në listë është Pep Guardiola me 71 fitore me Barcelonën.

Përveç kësaj, Real Madridi në historinë e saj nuk ka pësuar më pak gola në 100 ndeshje se sa në drejtimin e Carlo Ancelottit. Edhe ky rekord është kaluar për një gol se ai i Mourinhos, 81.

Eshtë interesant se Carlo Ancelotti asnjëherë gjatë karierës së tij nuk ka pasë këso shifra rekord në 100 ndeshjet e para sikurse me Real Madridin.

Me Milanon ka pasë 42 fitore, në Juventus 52 fitore ndërsa në Chelsea 62.

100ndeshje