SHPËRNDAJE

Këshilltarët e kuvendit komunal në Preshevë kanë vazhduar sot punimet në kuadër të Seancës së IX (nëntë) të Kuvendit Komunal Preshevë. Në fillim të kësaj seance pati polemika lidhur me rendin e ditës së paraparë për këtë mbledhje ku pas një orë diskutimesh u aprovua rendi i ditës .

Në këtë seancë u shqyrtua dhe u miratua Propozim- Vendimit mbi përcaktimin e organit kompetent për udhëheqjen e procedurës mbi dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore në territorin e komunës së Preshevës. Poashtu në këtëë seancë u miratua edhe Propozim- Aktvendimit mbi emërtimin e këshillit të shkollës nga radha e prindërve, të shkollës fillore “9 Maji” Leran.

Këshilltarët komunal me shumicë votash sot kanë emëruar edhe zëvendës drejtorin e Shtëpisë së shëndetit “Presheva” në Preshevë, Astrit Berisha, mjek specialist për të cilin votuan edhe kolegëtët këshilltarë nga opozita. Në këto momente këshilltarët e kuvendit po diskutojnë rreth pikës së ditës që ka të bëjë me Rebalansin e buxhetit të komunës së Preshevës për vitin 2018. Preshevacom po bën transmetimin live të seancës së kuvendit për të cilën do të ju informojë në vijim./presheva.com/