SHPËRNDAJE

Deri sa kriza në Ukrainë po komplikohet, në mes të Krimit janë paraqitur një grupë që veten e quan si “Lëvizja Çetnike nga Serbia”.

Stevan Vukojeviq, një antar i kësaj lëvizje Çetnike, sqaron për medie se ata kanë kontaktuar me kozakët dhe rusët që kanë qenë në Bosne dhe Krajinë ku kanë luftuar në anën e serbëve. Sipas tij, që nga atherë ekziston bashkëpunim, ndërsa i bashkon tradita dhe ortodoksizmi.

“Askush nuk na ka armatosë. Ata janë njerëz që kanë kaluar kufirin dhe doganën, nuk kanë mund të mbajn armatim a është ashtu? Ata kanë shkuar atje. Ata mund të punojnë punë me karakter humanitar, ti ndihmojnë popullatës, pasi atje është kaos” ka thënë Vukojeviq për mediet serbe, transmeton presheva.com.

Kjo grupë, sipas komandantit të njësisë “Ujqit” ka qenë e organizuar të vijë në Preshevë, që të rrënoj lapidarin e UÇPMB-së, që u largua para një viti nga xhandarmeria Serbe. /presheva.com/