SHPËRNDAJE

Sheffield Wednesday ka regjistruar fitore prej 4-2 kundër Blackburn Rovers, në ndeshjen e javës së 38-të në ligën Championship, ndërsa Atdhe Nuhiu ishte protagonist.

Sulmuesi i Kosovës e shënoi golin e dytë të skuadrës së tij kur po zhvillohej minuta e 60-të e takimit. Steven Fletcher e hapi serinë e golave në minutën e 10-të, mirëpo i njëjti futbollist u lëndua në gjysmën e dytë dhe u detyrua ta lëshonte fushën.

Nuhiu e zuri vendin e tij, ndërsa i mjaftuan dy minuta lojë për të realizuar. Ai kërceu më së larti në zonë pas një harkimi nga gjuajtja e lirë për të shënuar me kokë.

Dominic Iorfa (pas asistimit nga Nuhiu) dhe Marco Matias i shënuan dy golat tjerë të Sheffieldit, skuadër e cila pozicionohet në vend të dhjetë në tabelë.