SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Atletico, ka lënduar muskujt e këmbës dhe për këtë arsye ai nuk do të luaj ditën e diel kundër Malagas, transmetojnë mediet spanjolle. Sa do të mungoj ai, ende nuk dihet.

Në ndeshjet kyçe, Atletico mund të mbetet pa lojtarin më të mirë të saj.

Ai për shkak të lëndimit nuk është stërvitur, dhe me siguri se nuk do të luaj as në ndeshjen kundër Malaga në Vicente Calderon.

Spekulohet se ai mund të mungoj edhe në xhiron e fundit kundër Barcelonës dhe finalen e ligës së kampionëve kundër Real Madridit.