SHPËRNDAJE
Atletico Madridi e ka identifikuar mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj si një zëvendësim potencial për Filipe Luis. Braziliani me eksperiencë, Luis është jashtë kontratës me klubin nga Wanda Metropolitano këtë verë.
Sipas mediave spanjolle ai do të largohet nga Los Rojiblancos dhe drejtuesit e klubit po shikojnë zëvendësimit e tij. 
Si do të dukej Chelsea i Maurizio Sarrit nëse blihen të gjithë lojtarët që italiani i kërkon Jonny Castro pritet të kthehet nga huazimi i tij te Wolverhampton Wanderers, por e ardhmja e Lucas Hernandez është gjithashtu në dyshim. Hysaj gjatë një aksioni me Sadio Mane (Getty Images) E gjithë kjo pasi gazeta Marca raporton se Bayern Munich janë të gatshëm të aktivizojnë klauzolën e lirimit të tij prej 85 milion euro. Kështu, sipas Diario AS, mbrojtësi shqiptar, Hysaj shihet si lojtari ideal për të mbuluar boshllëkun në krahët e skuadrës së Diego Simeones.