SHPËRNDAJE

Me rezultat 1-0, Atletico Madridi e ka mposhtur Espanyolin në Vicente Calderon.
Ekipi i Diego Simeones e dominoi pjesën e parë me posedim, mirëpo e kishte të vështirë të gjente hapësira kundër një skuadre mirë të organizuar, ashtu që rrjetat nuk u prekën.

Megjithatë, në gjysmën e dytë, vendasit e zhbllokuan rezultatin. David Villa ishte arkitekti.

Sulmuesi spanjoll asistoi te Diego Costa, i cili u tregua i saktë (55’).

Atletico Madridi qëndron tri pikë prapa liderit Real Madrid dhe ka katër pikë më shumë se Barcelona që ndeshjen e kësaj jave e zhvillon kundër Osasunas.