SHPËRNDAJE

Pierre-Emerick Aubameyang ka thënë se i ka premtuar gjyshit se një ditë do të luaj në Real Madrid
Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang shënoi për Borussia Dortmundin në barazimin 2:2 në Santiago Bernabeu, për t’ia siguruar vendin e parë skuadrës së tij në Grupin F.

Ai pas ndeshjes foli edhe për premtimin që ia kishte dhënë gjyshit të tij, që një ditë do të luaj në Real.

“Po, ky është një premtim që ia kam bërë gjyshit tim, por tani ndjehem shumë mirë në Dortmund. Do të shohim se çfarë do të ndodh në të ardhëm. Tashmë vendos edhe Florentino Perez”, tha Aubameyang pas ndeshjes.

Kujtojmë se Aubameyang ka kontratë me Dortmundin deri në qershor të vitit 2020.