SHPËRNDAJE

AudiA1

Kompania Audi së fundmi ka njoftuar se gjenerata e re e modelit për qytet A1 2018 do të prodhohet në fabrikën e Seatit, “Martorell” në Spanjë, për dallim nga ai aktual i cili prodhohet në fabrikën e Volkswagenit në Bruksel.
Premiera e modeli të ri A1 pritet të mbahet në fund të vitit 2017, dhe do të jetë në dispozicion në version me tre dyer dhe version Sportback me pesë dyer.

Për blerësit, A1 i ri po ashtu do të jetë në dispozicion edhe me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat, 4×4, me marshin DSG, me ofertë të gjerë të motorëve benzinë dhe dizel, si dhe me version sportiv S1.
Tani, është shfaqur një fotografi jo zyrtare e cila tregon pamjen e mundshme të Audi A1 Cabrio.

Sa i përket këtij modeli në këtë fotografi, kompania nuk ka konfirmuar as deklaruar asgjë në lidhje me këtë model.