SHPËRNDAJE

Kompania prestigjioze gjermane e veturave, Audi, ka prezantuar modelin e ri Q5 i cili vjen më i zgjeruar dhe është i dedikuar vetëm për tregun kinez.

Për tregun kinez ai mban emrin Audi Q5L, transmeton Koha.net. Boshti i rrotave të këtij modeli të ri për dallim nga ai standard është më i gjatë për 88 mm, që nënkupton se Q5L ofron hapësirë më shumë për pasagjerët në ulëset e pasme.

Audi Q5L është i gjatë 4.7 metra, i gjerë 1.9 metra dhe i lartë 1.6 metra, ndërsa boshti i tij i rrotave është i gjatë 2.9 metra.

Gjithashtu, Q5L vjen me motor benzinë 2.0-litër Turbo kapacitet prej 190 dhe 252 kuajfuqi. Ky i fundit është në kombinim me sistemin e tërheqjes Quattro, me të gjitha rrotat./koha