SHPËRNDAJE

Makina më e mirë SUV nga Audi, është më e freskët se më parë

Krahasuar me makinat tjera SUV, që gjithnjë e më shumë po modernizoheshin, Q7 mbeti më anash dhe duket se ishte vjetruar.

Në mënyrë që ta mbajë një treg këtë makinë që sjellë shumë të ardhura, Audi ka bërë ndryshimet e nevojshme që ta sjell si model të vitit 2020.

Megjithëse ndryshimet janë të vogla, e kanë bërë të dallojë shumë prej modelit aktual, pasi në të riun pjesa e përparme është më e madhe, që i ka lënë hapësirë grillit tetëkëndësh, ndërsa i ka zënë një pjesë të dritave, që janë më të vogla.

Për të qenë sa më i përshtatshëm me makinat Allroad, dizajnerët në Audi kanë bërë punimet e duhura, duke bërë që Q7 i ri të ketë stil të ngjashëm me Q8, që është lansuar më herët.

Zgjerimi i sipërfaqes së poshtme dhe rritja në përgjithësi, ka bërë që Q7 të ketë mundësi edhe për të vendosur ulëse shtesë, që të krijojë mundësi për shtatë persona.

Lansimi i Audi Q7 pritet të bëhet gjatë shtatorit, ndërsa deri atëherë pritet të mësohet edhe çmimi që do të ketë.