SHPËRNDAJE

Doganierët, në bashkëpunim me policinë në vendkalimin kufitar me Maqedoninë në Preshevë, kanë parandaluar kontrabandimin e më shumë se  tre kilogram marihuanë duke arrestuar një shtetas austriak të moshës (21) i cili tentoi ta kontrabandonte drogën e lartpërmendur, ka bërë të ditur sot Drejtoria e doganave. Droga është zbuluar gjatë kontrollit të automjetit të tipit BMË me targa  austriake, në hyrjen e kalimit kufitar të Preshevës të cilin po e ngiste një shtetas austriak 21 vjeçar. Marihuana u gjet nën kofanon e makinës, si dhe në pjesën e baterisë. Gjatë matjes së lëndës narkotoike ëhstë konstatuar se pesha totale është 3,205 gramë të drogës në fjalë, e cila së bashku me kontrabanduesin u janë dorëzuar policisë për procedurë të mëtejshëm./presheva.com/