SHPËRNDAJE

Ka dalur nga shtypi libri i tretë historiografikë i Autorit Reshat Avdiu.

Titulli i librit i referohet kufijëve të tokave shqiptare të cilët autori në libër i përshkruan trojet autoktone të shqiptarëve.

Për Autorin Reshat Avdiu ky ështv libri i tretë i tij dhe për këtë ai ka faleminderuar sponzorin e këtij libri Fadil Selimin nga Presheva i cili jeton dhe vepron në Amerikë.

Mbi Librin:
Mbi cilat troje autoktone ndër shekuj shqipja dy-krenare e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe Ismail bej Vlorës bën roje?! Këta kufij shqiptarë fillojnë prej bregdeit Adriatik dhe atë nga Gryka e Shpuzës, për të vazhduar pastaj te Tivari dhe për tú përmbyllur duke e ndjekur drejtimin në vendlindje të Liqenit të Shkodrës dhe maleve të Tregurit, pastaj kufiri shqiptar vazhdonte nëpër bjeshkët e Hotit, Grudës Plavës, Gucisë, Podgoricës, Kolashinit, Bjello Poles, Yeni Pazarit, Rozhajës, Pejës etj. Ndërsa drejtimi tjetër ishte ai i rrafshit verior, i Mitrovicës, që i përfshinte katundet paraprake shqiptare të vitit 1878, si të rrethit të Kurshumlisë, Nishit, Prokuuples, Pirotit, Negotinit, Zajeçarit, Krushevcit, Smederevës, Pllanës së madhe, Tërnit dhe Vidinit.

Nga Pllana e Madhe dhe Molla e Kuqe e Nishit vija e demarkacionit kufitar zbriste në jug të Vranjës deri në Kumanovë. Për të vazhduar pastaj në drejtim të Shkupit, Manastirit, Kosturit, Artës, Prevezës, Pargës dhe ishujt ku jetojnë dhe sot arvanitasit si në Korinth, Pire, Kretë, Rodos, Peleponez, kryesisht në Morenë e Bukur prapë kjo vijë etnike shqiptare bashkohet në detin Jon dhe në atë Adriatik. Në këtë qark prej 130 mijë kilometrash katrorë jeton dhe jetoi gjithmonë etnikumi shqiptar që sot do ti numëronte afër 20 milion shqiptarë të mos dëboheshin dhe vriteshin nga indvadorët e shteteve të Ballkanit. Ku ende ka tendenca për ta zvogëluar këtë territor të shqiptarëve, nga toka dhe deti si zakonisht nga kusarët ortodoksë, serbo-malazezo-grekë të Ballkanit.