SHPËRNDAJE

Tifozët e Barcelonës janë duke e ëndërruar një rikthim të Neymarit. Sulmuesi brazilian vetëm sa kishte filluar të linte gjurmë në klub, pasi kishte shënuar 105 gola në 186 paraqitje.

Lojtari 27-vjeçar u shndërrua në njërin prej lojtarëve më të mirë në botë në kohën sa ishte në Camp Nou, duke ndërtuar një treshe të frikshme në sulm së bashku me Lionel Messin dhe Luis Suarezin.

Sidoqoftë, në vitin 2017, ai i la të shokuar të gjithë tifozët e Blaugranasëve dhe jo vetëm, me kalimin e tij te Paris Saint-Germian për 222 milionë euro.

Por, koha e Neymarit në Francë nuk ka qenë edhe e mirë, derisa ka vuajtur nga një numër i lartë i lëndimeve që nuk e lejuan ta tregojë veten.

Tani braziliani po e kërkon rikthimin e tij në Spanjës, ndërsa sipas AS, avokatët e tij gjenden në Barcelonë për të biseduar me kampionin e La Liga-së.

Sulmuesi i rebeluar po e kërkon rikthimin në Camp Nou, mirëpo nuk përjashtohet mundësia e transferimit të tij te Real Madridi.