SHPËRNDAJE

Unioni Demokratik i Luginës nuk mund të demantojë votën e sajë që të mos  jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen në periudhën në vijim. Mirëpo lidhur me këtë vendim në fund vendos kryesia e partisë, deklaroi kështu në programin e paradites në RTP, kryetari i degës së UDSH –së për Preshevë Naser Aziri. Ndërsa për funksionimin e Këshillit Nacional UDSH mbetet skeptik dhe e pakënaqur sa i përket realizimit të obligimeve dhe pikësynimeve që ka marr për mandatin katër vjeçarë. Zoti Aziri në intervistën për TVP ka konfirmuar se edhe zgjedhjet brenda partiake në UDSH  planifikohen të mbahen në muajt prill maj të këtij viti.