SHPËRNDAJE

N’ prag të motmotit
Viti i Ri Shqiptar,
Vendosi të shkoj
Në burg vullnetar!

Një vendim të tillë
E mori urgjent,
Na u mbush burgu
Plot me deputetë!

Drejtorë e zyrtarë
Me nam të kësaj ane,
Me një fjalë pushteti
U futën n’ hapsane!

Tani që i kemi
Burgjet me risi,
Të jesh i burgosur
Ku ka më kënaqësi?!

Nuk është si dikur
T’ mbyllesh në birucë,
Me hajna të ndytë
E me do’ derrkucë!

Reformat këtë vit
Nuk na dolën klluqe,
Burgjet u bënë shkolla
E shkollat në burgje!

Ti o Vit i Ri
Me thesin majë shpine,
S’ta prek Qeveria
Me nder, asnjë qime!

Ngase Ti o Vit
Nuk na vjen si shpesh,
Për të mos na ikur
Dhuratat për lesh!

Shkruan: Sevdail Hyseni