SHPËRNDAJE

Futbollisti i Real Madrid, Gareth Bale ka thën sot se ekipi i tij nuk duhet ende të mendoj për duelin kundër Barcelonës.

“Ka qenë e rëndësishme fitorja ndaj Levantes, pasi Barcelona ka humbur nga Valladolid. Kjo na ka dhënë motivim. Jemi në pozitë të mirë, mirëpo ne duhet të vazhdojmë kështu. Ka ende ndeshje të vështira deri në fund” ka thënë Bale.

Reali do të jetë edhe më afër titullit nëse me 23 mars fiton kundër Barcelonës në Bernabeu.

“Nuk duhet të mendojmë për El Classicon. Duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Kështu kemi vepruar deri tani dhe kështu duhet të vazhdojmë” ka përfunduar Bale.