SHPËRNDAJE

Drejtori i bankës gjermane për zhvillim i shoqëruar nga ministry për punë dhe mirëqenie sociale Aleksandër Vulin kanë qëndruar sot në Preshevë me çrast kanë vizituar qendrën e paranimit të emigrantëve në Preshevë. Delegacioni në fjalë i shoëqruar edhe nga kryetari i komunës Shqiprim Arifi dhe kryetarja e kuvendit Ardita Sinani kanë vizituar dhe shkollën fillore prof Ibrahim Kelmendi.

Me këtë rast banka gjermane ka ndarë 50 mijë euro për sallën e edukates fizike në Shkollën Fillore prof Ibrahim Kelmendi në Preshevë, sallë kjo e cila aktualisht është jashta përdorimit shkaku i mungesës së kushteve elementare për vijim të mësimit.
Kryetari i komunës Shqiprim Arifi dhe kryetarja e Kuvendit Ardita Sinani e falenderuan drejtorin e bankës gjermane për donacionin dhe shfaqën shpresë që edhe në të ardhmen investimet gjermane nuk do të mungojn në komunën tonë.

Edhe drejtoresha Besa Sahiti ka falënderuar bankën gjermane për zhvillim për ndarjen e mjeteve pasi që në pranverë do të fillojnë punimet për rregullimin e sallës së edkatës fizike.
Ndërkaq edhe ministri Vulin ka falënderuar bankën gjermane për zhvillim e cila ka ndarë 5,4 milion euro për 14 koumuna në Serbi.