SHPËRNDAJE

Bashkësia Lokale Norçë është shembull i mirë për gadishmërinë e bashkëpunimit me pushtetin lokal, kompanitë vendore dhe participim të diasporës në realizimin e projekteve që janë me rëndësi për ta, këtë e ka potencuar për media kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Pushteti lokal ka bërë një sërë ndërhyrjesh në realizimin e projekteve meqë ky venbanim ishte i lënë pas dore totalisht. Këtyre ditëve është bërë rregullimi i rrugës në lagjen e Gerajve në Norçë dhe rregullimi i kanalizimit atmosferik me standarde normale për tju shmangur problemeve gjatë reshjeve atmosferike.

Edhe në fshatin Norçë është bërë heqja e dy deponive ilegale të mbeturinave të cilat kanë shkaktuar mjaftë probleme për banorët e Norçës. Edhe banorët e Norçës tani janë të inkuadruar në sistemin e grumbullimit të mbeturinave në kuadër të NP Moravica e që është ky shembull i suksesit. Kryetari i komunës, Shqiprim Arifi për vitin 2019 ka premtuar asfaltimin e  rrugës qarkore në lagjen e Gerajve, rregullimi i një parkut dhe sanime në shkollën e fshatit./presheva.com/