SHPËRNDAJE

Klubi katalanas interesohet për futbollistin e Atletico Madridit.

Barcelona ka përgatitur një sulm të ri për Antoine Griezmann, të cilin dëshiron ta transferojë në Camp Nou gjatë verës.

Sipas Mundo Deportivo, katalanasit janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e vënë nga Atletico prej 100 milionë eurosh për reprezentuesin e Francës.

Edhe gjatë kësaj vere, Barça ishte interesuar për 26-vjeçarin, por Atletico ka kërkuar 200 milionë euro, shifër të cilën drejtuesit e ‘Blaugranave’ kishin refuzuar ta paguanin.