SHPËRNDAJE

Barcelona ka nisur bisedimet me kompaninë Grifols për ndërrimin e emrit të stadiumit

Drejtuesit e Barcelonës dhe ata të kopanisë farmaceutike, Grifols janë duke biseduar për ndërrimin e emrit të stadiumit, Camp Nou.

Grifols është gati të paguajë 400 milionë euro për emrin e stadiumit për 30 vitet e ardhshme, shkruan Radio Catalunya.

Kjo do të ishte një mundësi e mirë për drejtuesit e skuadrës, të cilët janë duke planifikuar renovimin e stadiumit.

Barcelona ka njoftuar se renovimi kushton 600 milionë euro, ndërsa me këto para, atyre do t’u mjaftonin vetëm edhe 200 milionë euro të tjera hua.