SHPËRNDAJE

Barcelona e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen kundër Slavia Pragës.

Blaugranasit do të jenë nikoqir të skuadrës çeke në ndeshjen që zhvillohet nesër mbrëma nga ora 18:55 në Camp Nou.

Skuadra katalunase ka bërë të ditur se Samuel Umtiti dhe Ousmane Dembele do të jenë të gatshëm për ta ndihmuar ekipin në këtë takim.

Dyshja kanë qenë jashtë fushave për shkak të dëmtimeve, por konsiderohen të aftë për të marrë pjesë në provën e së martës në Ligën e Kampionëve.

Për më tepër, të rinjtë Carles Perez dhe Ansu Fati janë përfshirë gjithashtu, por Arthur Melo, Jean-Clair Todibo, Wague dhe Junior Firpo mungojnë.

Skuadra e plotë është si vijon: Ter Stegen, Neto; Pique, Semedo, Lenglet, Sergi Roberto, Jordi Alba, Umtiti; Rakitic, Sergio Busquets, Alena, De Jong, Vidal; Messi, Dembele, Griezmann, Carles Perez, Ansu Fati.