SHPËRNDAJE

Ivan Rakitic ka nënshkruar kontratë të re katër vjeçare me Barcelonën

Barcelona ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mesfushorin kroat Ivan Rakitic, për vazhdimin e kontratës.
Rakitic me kontratën e re do të qëndrojë në Barcelonë deri në qershor të vitit 2021.

“Kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës së Ivan Rakiticit deri në vitin 2021”, thuhet në njoftimin zyrtar të Barcelonës.