SHPËRNDAJE

Barcelona ndryshon drejtim dhe mbërritja e Luis Enrique mund të thotë shumë për merkaton e Juventusit. Ish tekniku i Romës kërkon një sulmues të ri për Blaugranat ku përveç Mandzukiç pëlqen edhe Alvaro Morata dhe Fernando Llorente.

Sipas asaj që raporton sot e përditshmja sportive torineze “Tuttosport”, bardhezinjtë janë gati të fusin në tratativa sulmuesin bask për të arritur te Alexis Sanchez, prej kohësh nën monitorimin e Juventusit dhe Antonio Contes.