SHPËRNDAJE

La Liga i ka zbuluar shifrat sa ka marrë secila skuadër nga të drejtat televizive për edicionin 2018/19 në La Liga Santander, LaLiga SmartBank dhe Copa del Rey.

Barcelona ka marrë 165.5 milionë euro, që është më shumë se sa Real Madrid që vjen me 155.3 milion euro.

Atletico Madrid ka marr 119.2 milionë euro, duke u futur në mesin e tri klubve të vetme që kanë marr mbi 100 milionë euro nga të drejtat televizive.

Sevilla me 80.1 milionë euro) dhe Valencia 78.7 milionë euro, plotësojnë pesë të parat në La Liga.

Sa i përket LaLiga SmartBank (Segunda Division), ka qenë Malaga klubi që ka marr më shumë, duke përfituar 30 milionë euro.