SHPËRNDAJE

Faqja zyrtare e Barcelonës në Facebook ka tejkaluar 50 milionë fansja në Facebook, duke u bërë klubi i parë sportiv i cili ka arritur një shifër të tillë.

Eshtë interesante se Barcelona ka fansa më së shumti në Indonezi, ndërsa në vendin e dytë radhitet Meksika e pastaj Brazili.

Nëse shikohen qytetet, Barcelona më së shumti ka në Kairo, rreth 750.000 fansa, ndërsa në Meksiko City dhe Xhakarta kanë nga 600.000.

I dyti në radhë pas Barcelonës është Real Madridi me 47 milionë fansa.

Një fakt tjetër interesant është se Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë më shumë fansa se vet klubi ku ata luajnë. Cristiano Ronaldo ka 69 milionë fansa ndërsa Leo Messi ka 52 milionë.