SHPËRNDAJE

Teksa viti 2017 i takoi Real Madridit, të cilët morën pothuajse të gjithë trofetë, Barcelona e mbylli vitin me së shumti pikë brenda 12 muajve.

Fitorja 3-0 në Santiago Bernabeu para Krishtlindjeve i dha mundësi skuadrës të Ernesto Valverdes të kalojë shifrën e 100 pikëve në vitin kalendarik, më saktë 101.

Kjo është hera e tretë që Barcelona e arrin këtë në vitet e fundit, kujtojmë ato në 2010 dhe 2012.

Por, Barça për më së shumti pikë në një vit ka arritur ta bëjë këtë në 34 raste gjatë historisë, duke kaluar kështu Real Madridin për një vit.

Lionel Messi me shokë në vitin 2017 nga 39 takime në La Liga i kanë fituar 32. Ndërsa, në Camp Nou nga 19 ndeshje, 18 i kanë fituar.

Vlen të theksohet se Barcelona është në rrugë të mirë të jetë kampion edhe në sezonin 2017/18.

/presheva.com/