SHPËRNDAJE

JuanMata

Barcelona po synon ta transferoj mesfushorin e Manchester Unitedit, Juan Mata.
Juan Mata është objektiv i Barcelonës. Ekipi katalunas po mendon që ta angazhoj mesfushorin e Manchester Unitedit, raporton e përditshmja katalune, Mundo Deportivo.

Ish anëtari i Valencias nuk po luan rregullisht në formacionin e Louis Van Gaalit, derisa largimi nga Old Traford është shumë i mundshëm.

Por, transferimi i ish anëtarit të Valencias në Camp Nou nuk do të jetë i lehtë, pasi Man Utd kërkon shumë para.

Kurse, problemi tjetër është që Barcelona nuk mund të transferoj lojtar deri në janarin e vitit 2016, pasi është e dënuar nga FIFA.