SHPËRNDAJE

Tata Martino në fund të sezonit do të largohet nga Barcelona, edhe nëse e fiton Ligën e kampionëve.

Lajmi është konfirmuar, pritet që edhe vet presidenti Bartomeu ta thotë.

Edhe pse sezoni ende nuk ka përfunduar, idetë e Gerardo Martino nuk janë pranuar në klub, filizofia e tij është që të largohet nga “tika-taka”, mirëpo, kjo nuk i shkoi për dore, andaj edhe do të largohet në fund të sezonit.

Vendimi që do të largohet, iu është njoftuar atij para 10 ditëve, në takimin kur ekipi ka mbajtur në lidhje me përforcimet e mundshme të klubit për sezonin e ardhshëm, ku nuk ka qenë prezent Martino.

Ende është herët të spekulohet se kush do të jetë pasardhësi i tij, mirëpo pritet që principet e klubit  ti vazhdoj Luis Enrique, edhe pse përflitet edhe për Ernesto Valverde, trajnerin e Atletic Bilbaos.