SHPËRNDAJE

Kush do ti bëjë shoqëri Bayern Munchen dhe Atletico Madrid në çerekfinalet e Champions League? Barcelona apo Manchester City? Ndeshja e sotme në “Camp Nou” do të na tregojë çerekfinalistin tjetër të kompeticionit më të rëndësishëm për klube, megjithëse katalanasit janë me një këmbë në fazën tjetër pas fitores 0-2 në Angli tre javë më parë.

“Citiziens” kanë ende besim te vetja dhe shpresojnë në një mrekulli, ndërsa Barça kërkon fitoren për të larguar fjalët e këqija nga vetja.