SHPËRNDAJE

Barcelona nuk ka arritur ta mposhtë Levanten në Estadio Ciudad de Valencia. Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.

Vendasit shokuan pas dhjetë minutash lojë duke kaluar në epërsi. Pas një harkimi nga këndi të Ivanschitz, Loukas Vyntra kërceu për të shënuar me kokë (10’).

Mirëpo, mysafirëve iu deshën nëntë minuta për ta barazuar rezultatin. Edhe ky gol erdhi pas goditjes nga këndi. Xavi e ekzekutoi, ndërsa në zonë e priti Gerard Pique, i cili e barazoi rezultatin (19’).

Pas këtij barazimi, Barcelona ka vetëm një pikë më shumë se Real Madrid dhe La liga është më e hapur se kurrë.

Ndërkohë, nëse Atletico Madridi e mposht Sevillan, atëherë do ta rrëmbejë vendin e parë në tabelë.