SHPËRNDAJE

Klubi katalanas tashmë po krijon listën e lojtarëve për sezonin e ardhshëm. Në listë janë 8 lojtarë, nuk mund të gjithë të arrijnë, por vlersohet se të gjithë vlejnë sa edhe i tërë Messi.

Nëse Barcelona do të vendos ta shes Leo Messin, por edhe vet Messi nëse dëshiron të largohet, janë dy klube që mund ta paguajnë 250 milionë – PSG dhe Manchester City.

Kjo nuk do të ndodh, pasi Messi tashmë është në bisedime me Barcelonën për vazhdimin e kontratës me të cilën do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në botë.

Listën e lojtarëve të cilën po e përpilon Barcelona është zbuluar nga mediet spanjolle. Ter Stegen dhe Haliloviq tashmë janë lojtar të ri, dhe Rafinha dhe Delofeu do të kthehen nga huazimi.

Shënjestra e parë është David Luiz, për të cilin duhet të paguaj rreth 40 milionë euro si dhe Laporta nga Bilbao që kushton rreth 10 milionë.

Barcelona mendon edhe për Vertogen si alternativë e Luiz nëse në asnjë mënyrë nuk ia arrin ta blej brazilianin.

Në mesfushë është Vidal, një blerje e vështirë pasi Juve kërkon 50 milionë.

Quadrado nga Fiorentina do të ishte zgjidhje për anësor, i cili mund të luaj në pozitë të Dani Alves në shumë pozita në anën e djathtë.

Portieri Curtois do të jetë shënjestër tjetër, edhe pse Chelsea dëshiron ta kthej atë.

Messi e kërkon Kun Agueron tek Barcleona, ndërsa Mesut Ozil do të ishte goditje për Realin. Raportet e mira ndërmjet dy klubeve dhe sezon jo edhe aq i mirë i tij në Angli, gjithcka mund të jetë e mundur.

Shanset për Aguero dhe Ozil janë të vogla, por Barca kërkon të sjell një lojtar klasi që do ti bashkohet Messit dhe Neymar.

Eshtë interesant krahasimi se të gjithë lojtarët që i kërkon Barcelona kushtojn aq sa vet Leo Messi.