SHPËRNDAJE

 

Barcelona ka marrë një lajm të hidhur para ndeshjes me Atletico Madridin
Humbja prej 2:1 ndaj Real Madridit, përveç që ka shkaktuar nervozizëm te katalunasit, i ka lënë edhe pa dy lojtarët kyç të ekipit, Neymar e Jordi Alba.

Sipas të përditshmes katalane ‘Mundo Deportivo’, Neymar dhe Jordi Alba nuk janë stërvitur gjatë ditës së sotme me pjesën tjetër të skuadrës, derisa Barcelona ende nuk ka zbuluar arsyet e mungesave.

Dy lojtarët në fjalë janë në dyshim për ndeshjen që zhvillohet nesër ndaj Atletico Madridit.