SHPËRNDAJE

Barcelona edhe një herë tjetër është vënë pas francezit Ousmane Dembele
Skuadra katalunase vitin e kaluar kishte tentuar që të transferonte sulmuesin francez, Ousmane Dembele, por lojtari vendosi të transferohej në Dortmund, ku do të mund të luante më shumë.

Ai këtë sezon ishte i jashtëzakonshëm, duke treguar se është një talent i madh dhe i gatshëm për të luajtur ndeshje të rëndësishme.

Kjo ka bërë që Barcelona të kthehet sërish për të, pasi në skuadër e dëshiron Ernesto Valverde.

Shkaku i tij, Barcelona pritet që të ndryshoj edhe formacionin 4-3-3, me të cilin ka luajtur në dekadën e fundit e që ka pasur shumë sukses.

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona tashmë do të luajë me 4-2-3-1, për t’i bërë kështu vend në skuadër Dembeles, i cili do të luante në krahun e djathtë.

Mesi do të luante në pozitën 10, Neymar në krahun e majtë, ndërsa në sulm Luis Suarez.