SHPËRNDAJE

Barcelona rrëmben fitoren e 6 radhazi në La Liga, teksa sonte në mbrëmje mundi 3-0 Eibarin në në “Camp Nou”. Një sukses që e çon sërish në 5 pikë diferencën me “Los Colchoneros”, që vetëm pak orë më parë fituan minimalisht me Levanten.

Dy gola realizoi Luiz Suarez dhe mes finalizimeve të uruguaianit gjeti rrjetën edhe i zakonshmi Lionel Messi.

Për kapitenin argjentinas goli ndaj Eibarit ishte jubilar, pikërisht i 400-i në La Liga në 435 ndeshje, me një mesatare 0.91 gola për ndeshje, si askush më parë në elitën e futbollit spanjoll.

“Blaugranat” nuk do të kenë rivalë seriozë për titullin, aq më tepër që Reali i Madridit ka mbetur pas me 13 pikë më pak, por me një sfidë më shumë për të luajtur.