SHPËRNDAJE

Ander Herrera mund të transferohet në Barcelonë në fund të këtij sezoni

Mesfushori spanjoll, Ander Herrera mund të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni.

Jose Mourinho nuk e ka inkuadruar rregullisht spanjollin, i cili thuhet se është në kërkim të një skuadre të re.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona mund ta transferoj Herreran në fund të sezonit.

Për këtë transferim Barcelona nuk ka nevojë të paguaj asnjë cent pasi lojtari ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në fund të këtij sezoni.

28 vjeçari e njeh mire La Ligën pasi për disa sezone ka qenë pjesë e skuadrave si: Real Zaragoza e Athletic Bilbao.

/presheva.com