SHPËRNDAJE

Këshilli nacional shqiptarë ka katër shtylla kryesore, ndërkaq njëra prej tyre është ajo e informimit dhe mediave. Deri sa në tubimet e fushata zgjedhore kandidatët trumbetohen për ruajtjen dhe rëndësin e informimit dy prej tyre nuk shohin të arsyeshme të sfidohen para mediumit të parë shqiptarë të pavarur në Luginë me një audiencë më të madhe në rajon. Bartësi i listës së PDSH-së Enver Mehmeti si dhebartësi i listës së PVD-së Ragmi Mustafa kanë bojkotuar ftesat për paraqitjen e programit tyre zgjedhorë për KNSH-ë para lexuesve dhe shikuesve tanë. Sidoqoftë objektivi mbi këtë institucion pas zgjedhjeve do të jetë më i madhë, meqë në kohën e kaluar ishte një nga institucionet më jo-transparente për shqiptarët e Luginës së Preshevës.