SHPËRNDAJE

Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës, nuk e ka përjashtuar mundësin që skuadra të largohet nga La Liga

Nëse Katalonia fiton pavarësinë nga Spanja, Barcelona do të largohet nga La Liga., kështu ka paralajmëruar presidenti i skuadrës nga Camp Nou, Josep Maria Bartomeu.

“Kjo situatë nuk ekziston deri tani. Por në lidhje me gjërat që mund të ndodhin në të ardhmen, është diçka që bordi i drejtorëve do të diskutojë. Do të ishte diçka për të analizuar me qetësi”, ka deklaruar ai.

“Nëse ne e diskutojmë intenzivisht këtë temë, atëherë me siguri do të gjejmë zgjidhjen më të mirë. Por nëse Katalonia pavarësohet, do të vendos bordi i drejtorëve”, ka theksuar ai.