SHPËRNDAJE

Josep Maria Bartomeu është pyetur sërish për rikthimin e mundshëm të Neymarit, dy vite pas u largua në drejtim të Paris Saint Germainit.

Ylli brazilian kaloi në Parkun e Princave për 222 milionë euro, por në këtë verë e dëshiron rikthimin në Camp Nou, derisa po refuzon që të luajë në edicionin e ri te kampioni i Ligue 1.

Numri një i Blaugranasëve ka folur edhe një herë rreth situatës së 27-vjeçarit, por ka refuzuar të tregojë nëse marrëveshja është afër.

“Asgjë nuk ka ndryshuar, çdo gjë është e njëjta nga ditët tjera. Nuk ka një rast të hapur transferimi”, ka thënë presidenti i Barcelonës kur është pyetur për Neymarin.

PSG-ja ka bërë me dije se braziliani nuk është paraqitur në seancën e parë stërvitore për ndeshjet para sezonale, derisa presin raportimin e tij.

Neymar tashmë ka bërë të ditur se e dëshiron rikthimin te skuadra katalonase, por që ende nuk është bërë ndonjë ofertë në drejtim të skuadrës franceze.