SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas përfundimit të takimit me krerët e degëve të partisë në rrethe, tha se largimi i Edi Ramës është misioni më i madh kombëtar i çdo shqiptari.

“Duke nisur nga java e ardhshme, më 28 shkurt, 7 mars do të organizohen protesta kombëtare para Asamblesë kriminale që ka uzurpuar godinën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, dhe më 16 mars do të zhvillohet një tjetër protestë e madhe kombëtare me qëllim rrëzimin e Edi Ramës.

Protestat do të kenë për qëllim maksimalizimin e pjesëmarrjes qytetare, bashkimit dhe zemërimit qytetar”, u shpreh Basha. Ai tha se nuk do të lënë as zgjedhjet e ardhshme dhe as fatin e shqiptarëve në duart e narkomafias, që po përgatitet të blejë zgjedhje e ardhshme, sepse të tilla nuk do të ketë.

“PD dhe opozita e bashkuar do të marrin të gjitha masat, protestë pas proteste, pa asnjë pengesë dhe frenim të zemërimit popullor derisa ta shporrim këtë bandit dhe hajdut nga karriget që ka vjedhur me krimin dhe paratë e krimit”, deklaroi Basha.