SHPËRNDAJE

Bashkatdhetari Ejup Ademi nga fshati Bukuroc edhe këtë vit i ka dhuruar bibliotekës së qytetit ‘’Mehmet Jusufi’’, një kontingjent të librave në gjuhën gjermane.

Drejtuesit e bibliotekës e kanë falënderuar tej mase bashkatdhetarin tonë, duke theksuar se biblioteka e qytetit ka nevojë për libra në gjuhën gjermane, pasi gjatë pushimeve të rinjtë tanë që jetojnë në diasporë , vijnë në bibliotekën e qytetit dhe të shfletojnë edhe këta libra mjaft të rëndësishëm. Megjithatë për mes këtyre librave shumë të rinj po aftësohen edhe në mësimin e gjuhës gjermane.

Por një mundësi e mirë është edhe për studentët e komunës sonë ,sidomos ata që studiojnë gjuhën gjermane, kur dihet për mes leximit do të përvetësojnë edhe të folurit.

Bashkatdhetari Ademi ka studiuar gjuhë dhe letërsinë shqip, dhe është i pasionuar thellësisht në leximin e librave të ndryshëm.

Ai tashmë 28 vjet jeton dhe vepron në Gjermani në qytetin Rottenburg ANEHAR. Megjithatë etja për lexim asnjëherë nuk i shua, dhe tani ai ka arrit që të lexoj edhe një numër të madh të librave në gjuhën gjermane.

Bashkatdhetari Ejup Ademi është një shembull se si bashkëqytetarët tanë në diasporë tashmë janë edhe pjesë e letërsisë gjermane, si dëshmi ai tani mban një rekord leximi, ku brenda një viti ka arrit të lexojë mbi 19,000 faqe./presheva.com/