SHPËRNDAJE

Bashkësia Lokale Raincë kyçet në largëperçuesin e ri në Preshevë. Kjo bashkëis lokale tani e tutje furnizimin me energji elektrike do ta ketë më të sigurt dhe më të mirë. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Bashkësisë Lokale Raincë, Ali Sinani.

Sinani ka potencuar se kjo problematikë ka qenë problem i kahmotshëm për raincasit e që më në fund u bë kompromisi me pushtetin lokal dhe është evituar kjo problematikë. Sinani ka thënë se tani e tutje shpresojmë se problemeve të furnizimit me energji elektrike në BL Raincë po ju vie fundi.

Kryetari i Bashkësisë Lokale, Ali Sinani uron që edhe në të ardhmen të realizohen projekte që janë në interes të banorëve të Raincës./presheva.com/