SHPËRNDAJE

Gonzalo Higuain por drejton në fushën e lojës Napolin e Rafa Benitez duke bërë që të krahasohet me të tjerë bombera të mëdhenj të futbollit. Ish sulmuesi i Romës dhe Fiorentinës, dhe golashënuesi më i mirë në historinë e Argjentinës, Gabriel Batistuta, në një intervistë dhënë për “Il Mattino”, ka thuru elozhe për ish sulmuesin e Real Madrid.

“Nuk ishte e lehtë të merrje përsipër pasardhësin e Cavanit, por ai po ia del. Gonzalo jep asiste, kthehet në mesfushë, impsoton aksionet sulmuese, e nxjerr skuadrën përpara dhe është prezent në zonën gol. Nuk bie në sy si Cavani, në kuptimin që nuk realizon të njëjtin numër golash, por është më i kompletuar si futbollist ndaj dhe e pëlqej. Dhe vjen nga Real Madrid, ku ka bërë një punë të mirë, përveçse është titullar i kombëtares së Argjentinës: nuk ka zili me asnjë përsa i përket eksperiencë”, ka thënë Batistuta.