SHPËRNDAJE

Për shkak të temperaturave të larta të paralajmëruara për periudhën e ardhsme, vëmendje të veçantë duhet t’i kushtojnë drejtuesit e automjeteve. Instituti i Shëndetit Publik “Batut” ka dhënë këshilla për ngarje të veturës gjatë perudhave të nxehta.

– Nnuk duhet të hyni në një makinë që ka qëndruar në diell para se ta kontrollonit.

– Paisja e ftohjes (kondicioneri) duhet të mundësojë që temperatura e brendshme të jetë pesë deri në shtatë gradë më e ulët se temperatura e jashtme.

– Bëni pushime të shpeshta gjatë vozitjes, me një pushim prej 15 minutash çdo dy orë.

– Duhet të pini shumë lëngje.

– Asnjëherë mos e lini fëmijën tuaj në një automjet të parkuar në diell. Fëmijët janë të ndjeshëm ndaj temperaturave ekstreme, kështu që ata mund të nxehen tre deri në pesë herë më shpejt se të rriturit, kanë bërë të ditur në “Batut”.

Në Sërbi sot dhe në ditët në vijim do të jetë shumë nxehtë, me një temperaturë maksimale ditore nga 34 deri në 38 gradë. Sot temperaturat e mëngjesit në Serbi ishin nga 13 deri në 22 gradë, ndërsa më e larta ditore do të arrijë nga 33 deri në 36 gradë, kanë bërë të ditur nga Qendrha hidrometeorologjike.

Në shumë qytetë të Sërbisë shërbimet komunale kanë vërë në dispozicion edhe cisternat me ujë nëpër vende të caktuara, ndërsa kjo gjë edhe përkundër paralajmërimeve të temperaturave të larta nuk është parë në qytetin e Bujanocit./presheva.com/